Transmetuar më 12-11-2025, 16:49

Tiranë- Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga 1 janari 2026 paga minimale do jetë 500 Euro.

Deklarata e Ramës:

“Deri më sot juve ju është indeksuar pensioni, ka ndodhur dhe 2 herë në vit. Kjo nuk ka lidhje. Pensioni do rritet, siç thashë, dhe pensioni po ashtu do të indeksohet. Vetëm për indeksimin do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që për indeksimin dhe për rritjen, vetëm për pensionistët, në 4 vitet e ardhshme do të shpenzohen ekstra 1.7 miliardë euro.

Natyrisht që kjo është një shumë e jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit shqiptar, plotësisht e merituar. Por ama përqeshjet, sikur ka diku mundësi përtej kësaj, vijnë të gjitha nga injoranca, ligësia dhe dëshpërimi. Dëshpërimi i atyre që kanë humbur thellë e më thellë dhe akoma s’e kanë marrë vesh se pse humbin thellë e më thellë," tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit