

Shkodër-12 nëntor, 2025
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar edhe 75 tonë misër në doganën e Hanit të Hotit në Shkodër, pasi dyshohet për praninë e alfatoksinës B1, një toksinë e dëmshme për shëndetin.
Sasia e ndaluar i shtohet 25 tonëve të mëparshme të sekuestruara nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë totalin e misrit të ndaluar deri tani.
Misri do të qëndrojë i bllokuar deri në përfundimin e analizave laboratorike që do të përcaktojnë nëse sasia e alfatoksinës B1 tejkalon kufijtë e lejuar, duke siguruar kështu mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






