Transmetuar më 12-11-2025, 10:58

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Arapaj. Sipas Policisë, viktima ra me kokë në tokë pas një goditjeje nga një i ri 18-vjeçar dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti në fshatin Arapaj, Durrës. Policia ka arrestuar 18-vjeçarin L. Ç., i dyshuar se e ka goditur me grusht, duke shkaktuar vdekjen e tij

Durrës – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar tragjikisht me humbjen e jetës së një 52-vjeçari.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas hetimeve të kryera, është ndaluar 18-vjeçari L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen e shtetasit Saimir Fetahu, 52 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se pas një debati të çastit, i riu e ka goditur me grusht 52-vjeçarin, i cili ka rënë me kokë në tokë.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, viktima ka ndërruar jetë më datë 10 nëntor 2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit