

Ish banorja e BBVA3, Lediona Xheladinaj ka rrëfyer për herë të parë detaje nga aksidenti me motor dhjetorin e shkuar.
Lediona tregoi në tch, se udhëtonte për punë drejt Dibrës kur ka humbur kontrollin. Pasi ka qëndruar gjysmë ore e shtrirë, ajo kujton momentet në spital mes dhimbjeve dhe panikut.
“Pyeta doktorin nëse do të ecja më. Nuk më interesonte sa muaj do të duheshin, doja vetë të vija këmbët në tokë përsëri”, tregon Lediona.
Lediona tha se ka kaluar një moment kur i duhej madje dhe të zvarritej për të marr diçka në kuzhinë, por në sajë të motrës dhe të ëmës ia doli të rikuperohej.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






