

Një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke.
Avioni ishte nisur nga Azerbajxhani dhe ishte drejtuar për në Turqi kur u rrëzua në një zonë malore pranë kufirit gjeorgjiano -azerbajxhanas , sipas një deklarate zyrtare nga Ministria Turke e Mbrojtjes.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ishte “thellësisht i trishtuar” dhe shprehu ngushëllime për të vrarët në aksident.
Ministria turke e Mbrojtjes bën të ditur se avioni i transportit ushtarak ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po kthehej drejt Turqisë në momentin kur ndodhi aksidenti fatal. Në pamjet e publikuara, shihet se si avioni humb kontrollin…
Si presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ashtu edhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u shprehën të tronditur me lajmin tragjik.
Autoritetet turke, të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë nisur një operacion të përbashkët kërkim-shpëtimi dhe hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, avioni u rrëzua në komunën Sighnaghi, pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Avioni C-130E Hercules, me katër motorë me helika, përdoret gjerësisht nga ushtria turke për transport personeli dhe operacione logjistike.
🇬🇪🇦🇿🇹🇷 TUAF543 | Turkish Air Force C-130 (reg. 68-01609) Aircraft tracked departing Ganja earlier today, later signal lost over Georgian territory.Footage below apparently shows the crash of the same aircraft, currently under verification. pic.twitter.com/1Qjt0FiBtY
— Visioner (@visionergeo) November 11, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






