

Momentet e atentatit të sotëm janë të rënda dhe të gjitha dyshimet të çojnë tek një krim i mirëmenduar, por i realizuar në mënyrë të frikshme.
Atentatorët kanë qëlluar nga një makinë duke hedhur plumba në drejtim të mjetit ku gjendej Gilmando Dani dhe personi tjetër, Muçi Shaljani, por plumbat përfshinë dhe njësi shërbimesh më tutje siç shihni më poshtë pamjet që sjell noa.al.
Pasi lëshuan breshëri plumbash, autorët u largua në rrëmujën e trafikut të atyshëm dhe lanë të vdekur Gilmando Danin e të plagosur rëndë Muçi Shaljanin.
Pamjet më poshtë, të censuruara, që ju sjell noa.al tregojnë momentet pak pas atentatit.

Ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, autorët kishin mbaruar qëllimin e tyre dhe pak minuta më pas, makina me të cilën kryen krimin u gjet e djegur në Krujë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






