Transmetuar më 11-11-2025, 15:59

Tiranë, 11 nëntor 2025 – Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot pranë aeroportit të Rinasit, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i plagosuri është Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri), 40 vjeç, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital. Viktima e atentatit është Gilmando Dani, person me precedentë penalë, i lidhur më herët me grupin e Emiljano Shullazit.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Halil të Krujës, policia ka gjetur një makinë të djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e sulmit.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar nga një automjet Toyota Yaris me targa greke, duke hapur zjarr ndaj makinës “Benz” ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.

Ngjarja ndodhi rreth 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të dendur. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit