Transmetuar më 11-11-2025, 13:31

Tiranë, 11 Nëntor 2025

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për “arrest në burg”. Në seancën e apelimit, Shkambi deklaroi se nuk ka qenë autor apo bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, palë në proces.

Ai pretendoi se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë menjëherë pasi gjyqtari lexoi vendimin që rrëzonte kërkesën e tij për një çështje pronësie. Ndërkohë, Elvis Shkambi, 30 vjeç, mbetet në paraburgim dhe nuk ka paraqitur kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila po shqyrtohej në Apelin e Tiranës. Gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje u plagosën edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit