Transmetuar më 11-11-2025, 10:54

ZVICËR- Dy shqiptarë janë aksidentuar në Zvicër. Aksidenti ndodhi pas një tentative, për t’iu larguar policisë. Kjo pasi ata nuk i ishin bindur urdhërit të saj për të ndaluar automjetin, i cili po udhëtonte mbi shpejtësinë e lejuar. Pas kësaj ata kanë humbur kontrollin e automjetit dhe janë përplasur me murin rrethues të autostradës.

Ata janë arrestuar nga policia zviceriane, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital, pasi ka marrë lëndimë gjatë aksidentit. Mediat zviceriane shkruajnë se dy shqiptarët 28 dhe 33 vjeç, u ndaluan në zonën e Würenlos të Zvicrës. Ata janë shoqëruar drejt ambienteve të policisë, ndërsa pritet të merret një masë sigurie ndaj tyre

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit