Transmetuar më 11-11-2025, 10:09

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë urdhërin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. Në një shkresë që mban firmën e Veliajt, kryebashkiaku ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit.

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

Po ashtu është urdhëruar dhe marrja e masave për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit