Transmetuar më 11-11-2025, 07:59

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi sot se Italia sot po i tregon Evropës rrugën e lundrimit, pasi sipas saj, para tre viteve ka qenë dele e zezë e kontinentit të vjetër. Kryeministrja italiane tha se synon të shterojë mandatin pesëvjeçar të kësaj legjislature dhe se më pas do të gjykohet për veprën e saj nga qytetarët.

Në këtë mënyrë, e bëri të qartë se në rast se italianët pranverën e ardhshme nuk e miratojnë, përmes referendumit përkatës, reformën e drejtësisë të miratuar së fundmi nga parlamenti, ajo nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

“Brenda tre vjetëve rikthyem imazhin e kombit tonë. Ishim dele e zezë dhe tani mund t’i tregojmë Evropës rrugën e lundrimit. Më kujtohet si thoshin se kurrë nuk do të arrinim të qeverisnim kombin, ose se do të zgjatnim më pak se gjashtë muaj.

Sot jemi qeveria e tretë më jetëgjatë e Italisë në total 68. Dhe para tre ditësh, Financial Times shkroi se Evropa duhet të marrë mësim nga vendi ynë. Melonin e drejtë ta dërgojë në shtëpi e kanë vetëm italianët. Është diçka me të cilën e Majta nuk është mësuar, është demokracia”, përfundoi kryeministrja italiane.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit