Transmetuar më 10-11-2025, 22:58

KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja. Duke folur për mediat, Kurti theksoi se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill. Kurti, këto komente i ka bërë pas vizitës së Institutit për Krime Lufte.

“Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e mençur të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet për njërën prej tyre”, tha Kurti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit