Transmetuar më 10-11-2025, 21:54

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Burime nga spitali konfirmojnë se i plagosuri është 30-vjeçari Bledar Skënderaj, i cili ka mbetur i dëmtuar rëndë pas konfliktit që shpërtheu mes disa personave për motive ende të paqarta.

Skënderaj ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se po lufton për jetën.

Nga ana tjetër, Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shoqëruar disa persona të dyshuar si të përfshirë në përleshje, ndërsa po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të përcaktuar autorin e sulmit me mjet prerës.

Hetimet janë në vijim. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit