Transmetuar më 10-11-2025, 21:50

Plagosen një 30-vjeçar pas një konflikti në lagjen “24 Maji” të Vlorës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, një konflikt për motive ende të paqarta mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e një mjeti prerës.

Si pasojë, është plagosur shtetasi Bledar Skënderaj 30 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton noa.al.

Policia ka reaguar, duke identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar si të përfshirë në konflikt.

Të gjithë po merren në pyetje në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit