

Kreu i PD-së, Sali Berisha është përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të deklaratave të bëra ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Vendimi është marrë nga Komisionit i Etikës në Parlament, pas kërkesës së grupit Parlamentar të PS-së.
Në seancën e ditës së enjte, teksa në Kuvend po diskutohej ligjin për ‘Barazinë Gjinore’, Sali Berisha tha se ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato nuk mund të na detyrojë të votojmë agjendën e tij.
Komentet ishin të një natyre diskriminuese përsa i përket bindjeve personale gjinore.
Ndërsa Komisioni i Etikës rrëzoi kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës me 10 ditë nga Kuvendi. PD pretendoi se Balla përdori gjuhë fyese ndaj tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






