

ITALI- Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestiar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me 6 kilogramë kokainë. Ai e kishte fshehur kokainën në makinë.
Mediat italiane shkruajnë së automjeti, që vinte nga Osio Sopra, u ndalua gjatë kontrolleve në kabinën e pagesës së autostradës Bari Nord. Gjatë kontrolleve, me ndihmën e qenit nuhatës, në makinë u identifikua një pako e dyshimitë.
Brenda saj oficerët gjetën gati 6 kilogramë kokainë të ndarë në pako dhe 18,100 euro në para të gatshme në prerje të ndryshme. Ai është shoqëruar në komisariat dhe i nënshtruar hetimeve të mëtejshme. Pa arrestimit 21-vjeçar shqiptar është dërguar në burgun e Barit./
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






