Transmetuar më 10-11-2025, 18:18

Robert De Niro ka hedhur akuza të forta ndaj Donald Trump, duke theksuar se ndien “turp dhe siklet që përfaqësohet nga një person i tillë”.

Aktori i njohur ndodhej në Romë, ku u nderua me çmimin “Ujkonja e Kapitolit” nga kryebashkiaku Roberto Gualtieri.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e vlerësimit, De Niro përmendi fitoren e Zohran Mamdani dhe u shpreh ashpër ndaj Trump-it:

“Bota ka filluar të kuptojë sa serioze është situata. Me zgjedhjen e Mamdanit, ka ardhur koha të marrim vendin tonë mbrapsht. Duhet të çlirohemi nga ky president i tmerrshëm, sepse unë, si amerikan, ndiej vërtet siklet që përfaqësohem nga një person i tillë,” – deklaroi aktori.

Më pas, ai lavdëroi Romën, duke thënë: “Nuk është thjesht një qytet, por një vepër arti e gjallë. Çdo rrugë, çdo gur, çdo shije tregon një histori. Të marr një çmim në këtë kryeqytet, që i ka dhënë kaq shumë botës, kulturës, kinemasë dhe bukurisë, është vërtet emocionuese.” /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit