Transmetuar më 10-11-2025, 17:26

Tiranë, 10 nëntor 2025 – Ish-kryeministri dhe kreu i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale të pjesshme, ku opozita humbi në pesë bashki. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi qeverinë për manipulim elektoral dhe e cilësoi procesin si një “farsë totale”.

“Falenderoj përzemërsisht kandidatët e pavarur për guximin që treguan. Kjo faktoi se Shqipëria është në farsë elektorale, në një diktaturë totalitare dhe tashmë po njihet si e tillë,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, procesi zgjedhor nuk përfaqësonte vullnetin e lirë të qytetarëve, ndërsa opozita zgjodhi të mbështeste kandidatët e pavarur në vend që të hynte vetë me logot e saj në garë.

“Qytetarët e panë vetë, ishte vetëm farsë elektorale. Ne nuk ishim në zgjedhje, ishim në mbështetje të tyre. Ky nuk ishte bojkot, jo. Ne bëmë thirrje për qytetarët që të votonin dhe mbështetëm kandidatët e pavarur,” theksoi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se rezultati i 5 bashkive tregoi qartë, sipas tij, se “me këtë qeveri zgjedhje të lira nuk mund të zhvillohen”.

“Kjo qeveri zgjedhje nuk bën dhe kjo u provua. Farsa duhet luftuar, sepse në farsë nuk ka zgjedhje,” përfundoi Berisha.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të certifikohen nga KQZ në ditët në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit