Transmetuar më 10-11-2025, 13:33

Tiranë- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm vendosjen e matësave inteligjentë të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, një projekt që pritet të përfundojë brenda këtij mandati.

Sipas tij, sistemi i ri i matjes inteligjente do të ulë ndjeshëm humbjet teknike në rrjet dhe do të përmirësojë procesin e faturimit të energjisë elektrike.

“Sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati do ta përmbyllim edhe këtë proces, që do të ulë nivelin e humbjeve teknike në rrjet dhe do të rrisë cilësinë e faturimit për çdo konsumator“, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit “OSHEE Charge” lidhur me karikimin e mjeteve elektrike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit