

Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja po vazhdon të shkruajë histori në sportin shqiptar. Vetëm pak ditë pas suksesit të saj të jashtëzakonshëm në Kampionatin Evropian për të rinj që u zhvillua në Durrës, ku vendosi gjashtë rekorde të reja evropiane, sportistja kuqezi ka shkëlqyer sërish, këtë herë në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite.
Në garën e kategorisë deri në 63 kilogramë, Carja arriti të vendosë dy rekorde botërore për të reja, duke konfirmuar formën e saj të jashtëzakonshme.Në stilin e shkëputjes, ajo ngriti 97 kilogramë, ndërsa në shtytje arriti 116 kilogramë, duke hyrë kështu në librin e rekordeve botërore.
Përveç rezultateve sportive, Carja ka marrë edhe një nder simbolik në këtë event ndërkombëtar, pasi në ceremoninë e hapjes mbajti flamurin shqiptar, së bashku me peshëngritësin Ertjan Kofsha, një tjetër emër premtues i këtij sporti.
Kjo arritje e radhës e Enkileda Carjës është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë që po arrin peshëngritja shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






