Transmetuar më 10-11-2025, 10:28

Në Shkodër, nën praninë e forcave të shumta të Policisë së Shtetit, u hoq një tabelë me përmbajtje fetare që ishte vendosur në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker”, pjesë e territorit të Myftinisë së Shkodrës.

Tabela mbante një thënie profetike kundër grabitjes së pronës, e cila sipas përfaqësuesve të komunitetit mysliman, lidhej me mosmarrëveshjen për një sipërfaqe toke ku po zhvillohet një projekt ndërtimi i një kulle 35-katëshe.

Kjo ngjarje vjen pas një serie përplasjesh mes Myftinisë së Shkodrës dhe Bashkisë, që më herët kishte hequr një tabelë të ngjashme të vendosur në rrugë. Në reagim ndaj kësaj, Myftinia kishte bllokuar përkohësisht punimet e projektit në territorin që ajo e konsideron si pjesë të saj, në zonën e Xhamisë së Parrucës.

Aktualisht, palët mbeten në mospajtim për çështjen e pronësisë, ndërsa autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një qëndrim të qartë për hapat e mëtejshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit