

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke përgëzuar kandidatët fitues të Partisë Socialiste në pesë bashkitë ku u zhvilluan votimet, Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë e Mat.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë dhe njëherësh kryetar i PS u shpreh se këto rezultate përfaqësojnë “pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre”.
Rama tha se dobësia ekstreme e opozitës, moti me shi dhe natyra e zgjedhjeve të pjesshme ishin arsyet për një pjesëmarrje të ulët në votime.
Reagimi i kryeministrit:
5 bashki
5 fitore
dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






