

MAT- Numërimi i votave në Bashkinë e Matit është në fazën përfundimtare dhe të dhënat paraprake tregojnë një epërsi të qartë të kandidatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Altin Ramazan Bojni, i cili po udhëheq me diferencë të ndjeshme ndaj kundërshtarëve të tij. Sipas informacionit më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 46 nga 47 qendrat e votimit, ku Bojni ka grumbulluar 7,302 vota, që përbëjnë 66.59% të totalit.
Në vend të dytë renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3,166 vota (25.75%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 547 vota (4.99%).
Me një avantazh prej më shumë se 4,000 votash ndaj Brahilikës dhe rreth 6,700 votash ndaj Pashës, kandidati socialist është në prag të një fitoreje të padiskutueshme, duke i siguruar Partisë Socialiste një tjetër rezultat të lartë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






