Transmetuar më 10-11-2025, 07:30

TEPELENA- Zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit kanë përfunduar me një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Gramos Sadik Sako, i cili do të drejtojë tashmë Bashkinë e Tepelenës. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi në të gjitha 21 qendrat e votimit ka përfunduar, duke konfirmuar dominimin e socialistëve në këtë garë.

Sako ka marrë 3,261 vota, që përfaqësojnë 77.85% të totalit, ndërsa rivali i tij i vetëm, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ka marrë 928 vota ose 22.15%.

Me një diferencë prej 2,333 votash, rezultati e vendos Sakon në krye të bashkisë me një mandat të qartë nga zgjedhësit, duke i siguruar Partisë Socialiste një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme të këtij viti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit