Transmetuar më 09-11-2025, 23:05

ITALI – Interi ka shënuar fitore në derbin italian ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A. “Zikaltrit” ishin më bindës për të fituar me rezultat komod 2-0. Pas vetëm tre minutave lojë, Lautaro Martinez shënoi një supergol për ta kaluar Interin në epërsi.

I njëjti kishte një tjetër rast të mirë pak minuta më vonë, por që argjentinasi dështoi nga afërsia. Vlen të ceket se mundësi shënimi kishte edhe Sucic, por goditja përfundoi larg portës. Vendasit vazhduan me të njëjtin ritëm edhe gjatë pjesës së dytë. Ishte Ange-Yoan Bonny që u gjend në vendin e duhur pas asistimit të Federico DiMarcos për të shënuar në portën e zbrazur dhe dyfishuar epërsinë (62’). Interi shënoi edhe një tjetër gol, këtë herë me anë të Piotr Zielinskit megjithatë goli u anulua për pozitë jashtë loje (66’).

Interi me këtë fitore merr kreun e Serie A me 24 pikë, aq sa ka Roma ndërsa Lazio qëndron në pozicionin e nëntë me 15 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit