

SPANJE – Qendërsulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka rikthyer formën e tij sulmuese në La Liga, duke shënuar golin e gjashtë në këtë sezon për Mallorca-n.
Muriqi kaloi skuadrën e tij në avantazh ndaj Getafes që në minutën e 14-të, pas një asistimi të saktë nga Mojicas. Ylli kosovar nuk gaboi nga afërsia, duke finalizuar me një goditje precize dhe duke dhuruar një epërsi të hershme për ekipin e tij.
Ky gol vjen pas disa ndeshjesh ku Muriqi kishte munguar në listën e shënuesve, duke rikthyer besimin dhe ndikimin e tij në fazën sulmuese të Mallorcan. Me këtë realizim, sulmuesi kosovar po konfirmon rolin e tij kyç në skuadër dhe vazhdon të jetë një nga referencat më të rëndësishme të ekipit në La Liga.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






