Transmetuar më 09-11-2025, 20:54

SPANJË- Tre persona kanë humbur jetën në Spanjë. Ata ndërruan jetë në aksidente të ndyshme, të shkaktuara nga deti i trazuar rreth Tenerife në Spanjë. Një helikopter shpëtoi një burrë që ra në ujë në bregun e plazhit La Huanchaca, por viktima ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Mediat e huaja shkruajnë se trupi i një burri u gjet duke lundruar pranë plazhit të El Campejo, në jug të ishullit. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës u përpoqën ta shpëtonin, por ai u shpall i vdekur.

Gjithashtu, një valë e madhe në Puerto de la Cruz, në veri të Tenerife-s, përfshiu 10 persona në det. Policia dhe kalimtarët arritën të mbledhin grupin, por një grua që pësoi një atak në zemër ndërroi jetë në moment. Nëntë persona të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital. Ishujt Kanarie mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të situatës së rrezikshme në brigjet e tyre. Autoritetet i kanë bërë thirrje popullsisë të shmangë frekuentimin e plazheve ose brigjeve dhe të ndjekë udhëzimet e shërbimeve të emergjencës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit