

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, pranë fshatit Sinaballaj.
Sipas burimeve zyrtare, drejtuesi i automjetit është shtetasi Dritan Kazioni, 58 vjeç, banues në Kavajë, raporton noa.al.
Ai dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin, duke përplasur këmbësoren Mukades Kulemani, 82 vjeçe, e cila ndërroi jetë në vendngjarje.
Forcat e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg për ekzaminim mjeko-ligjor. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






