

TIRANA- Qytetarët në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë votuan sot që prej ora 07:00 e mëngjesit deri në 18:00, kur u mbyll zyrtarisht procesi i votimit. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga 334,539 qytetarë me të drejtë vote, në 352 nga 472 qendra votimi të raportuara morën pjesë 46,696 persona, ose 18.72% e zgjedhësve.
Pjesëmarrja sipas bashkive:
Mati: 39.36% Tepelenë: 34.63% Cërrik: 25% Berat: 19.98% Vlora: 12.54%
Shifrat tregojnë se Mati dhe Tepelena kishin pjesëmarrjen më të lartë, ndërsa Vlora mbeti me interesin më të ulët mes qytetarëve për të votuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






