Transmetuar më 09-11-2025, 17:55

GREQI- Një prift 46-vjeçar i Kalendarit të Vjetër, i cili kishte edhe një kanal në YouTube, është arrestuar në Greqi. Ai u arrestua nga autoritetet greke, pasi ishte pjesë e një rrjeti të trafikimit të kokainës dhe kanabisit të papërpunuar. Policia greke ka sekuestruar lëndën narkotike, kokainë me peshë 2,238 gramë dhe kanabis i papërpunuar me peshë 9,092.6 gramë.

Mediat greke shkruajnë se edhe një klerik tjetër është arrestuar gjithashtu në të njëjtin rast, i cili i ka dhënë drogë një personi të tretë në Rodos për ta transportuar atë në Athinë. Prifti 46-vjeçar, i cili ka një precedent penal për dhunë fizike ka pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kreun e bandës. Informacionet tregojnë se sasi kokaine dhe kanabisi të papërpunuar ruheshin brenda një kishe në Atikë, me 46-vjeçarin dhe të paktën një klerik tjetër që shfrytëzonin statusin e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit