

SHKODËR- Personi që shihni në foto është Arvjo Fishta, punonjës i internetit në Shkodër që ndërroi jetë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. 38-vjeçari po riparonte kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, në momentin që ka rënë në kontakt. Viktima më parë ka qenë ish-trajner portierësh dhe babai i dy fëmijëve.
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






