

VLORA- Interesi i qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje duket ende i ulët në Vlorë, edhe pse kanë kaluar tetë orë nga hapja e qendrave të votimit. Në fshatin Dukat, në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hasan Mëhilli”, anëtarët e komisionit raportuan se për më shumë se dy orë nuk ishte paraqitur asnjë votues.
I vetmi banor që mbërriti në qendër nuk mundi të votojë, pasi kishte harruar kartën e identitetit në shtëpi. Megjithëse anëtarët e komisionit ofruan ta ndihmonin për ta shoqëruar me makinë deri në banesë, ai refuzoi, duke thënë se “nuk ka fuqi të kthehet përsëri”.
Procesi në qendrat e tjera të Vlorës vijon pa probleme, por me një pjesëmarrje që, sipas të dhënave të deritanishme të KQZ-së, mbetet ndër më të ulëtat në vend.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






