

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në afërsi të vendit të quajtur “Kështjella”. Sipas informacioneve, automjeti i policisë dhe një automjet tip “Benz”, që lëviznin në kahe të kundërta, janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar tre persona të lënduar.
Dy prej të plagosurve janë efektivë të Komisariatit të Fierit, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet e stabilizuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






