

Në Fushë Kosovë janë ndaluar dy persona për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin që po zhvillohet sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët në 18 nga 38 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave të tyre.
Ndalohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’.
Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






