

Në disa qendra votimi të bashkisë Vlorë janë shfaqur problemet e para në nisjen e procesit zgjedhor.
Raportohet se ka pasur vështirësi me pajisjen PEI për identifikimin elektronik të votuesve, si dhe vonesa për shkak të mungesës së anëtarëve të komisioneve.
Në Vlorë, procesi ka nisur me vonesë dhe pjesëmarrja vijon të jetë e ulët, për shkak të reshjeve të shiut dhe kushteve të vështira atmosferike.
Sot në pesë bashki të vendit – Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë – po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. Në total, 334.539 qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin kryebashkiakët e rinj, ndërsa në garë janë 13 kandidatë nga forca të ndryshme politike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






