Transmetuar më 08-11-2025, 20:51

SHKODER – Vllaznia ka arritur të mundë Dinamon 1-0 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, një ndër ndeshjet më të forta në letër, por edhe në fushë siç rezultoi.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 15-të nga Bekim Balaj, ku në ndihmë erdhi edhe VAR-i.

Kryeqytetasit barazuan në minutën e 34-t me anë të Berishës, por u dësh sërish ndërhyrja e teknologjisë për ta cilësuar golin si jo të rregullt. Me këtë fitore, Vllaznia ruan vendin e parë në renditje me 23 pikë, ndërsa Dinamo momentalisht ndodhet e katërta me 18 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit