

Panorama e javës sipas Brankos: energji të forta për shenjat e Zjarrit dhe Ajrit, reflektim e maturi për ato të Tokës dhe Ujit
Kjo javë e dytë e nëntorit sjell lëvizje të mëdha planetare që ndikojnë ndryshe për secilën shenjë. Disa shenja do ndihen më të sigurta dhe të mbështetura nga yjet, ndërsa të tjera do kenë nevojë për më shumë durim e vetëkontroll.
Kjo është renditja e shenjave, nga më me fat e deri tek ato që duhet të tregojnë kujdes në ditët në vijim.
1. Akrepi
Në qendër të vëmendjes, me fuqi dhe magnetizëm të jashtëzakonshëm. Çdo nismë sjell rezultat. Pasion, sukses dhe vetëbesim maksimal.
2. Luani
Dielli i jep dritë dhe energji. Rikuperim i plotë në dashuri dhe rritje në punë. Gjithçka që prek, mund të kthehet në arritje.
3. Ujori
Java e ideve të reja dhe e hapave të guximshëm. Projektet e reja marrin formë dhe një miqësi mund të kthehet në lidhje. Fati vjen përmes ndryshimeve.
4. Shigjetari
Zgjerim, liri dhe frymëzim. Një periudhë e mirë për udhëtime, kontakte të reja dhe mundësi pune. Shëndet dhe humor në përmirësim.
5. Peshorja
Harmoni dhe rinisje. Venusi sjell qartësi në dashuri dhe ekuilibër të brendshëm. Një javë që rikthen buzëqeshjen dhe vetëbesimin.
6. Binjakët
Kohë e mirë për ide, komunikim dhe plane të reja. Kujdes vetëm me lodhjen mendore. Sukses në punë për ata që guxojnë.
7. Dashi
Energjia rikthehet dhe horizontet hapen. Një mundësi e re në punë dhe ringjallje e pasionit në dashuri. Kujdes me nxitimin dhe fjalët.
8. Peshqit
Javë e butë dhe ndjeshme, me frymëzim dhe ndjenja të sinqerta. Në dashuri gjithçka varet nga guximi për të besuar. Kujdes me shpërqendrimet.
9. Demi
Reflektim dhe ndarje mes dëshirës për stabilitet dhe nevojës për ndryshim. Zgjedhjet e bëra me qetësi sjellin përmirësim gradual.
10. Virgjëresha
Durim dhe vetëkontroll. Edhe pse frytet nuk shihen menjëherë, përpjekjet nuk shkojnë dëm. Kujdes me shëndetin dhe ritmin e ditës.
11. Gaforrja
Emocione të forta dhe ndjenja që ndryshojnë shpesh. Mund të ketë pak lodhje emocionale dhe pasiguri. Pushimi dhe qetësia janë zgjidhja më e mirë.
12. Bricjapi
Java më e ngarkuar e zodiakut. Kërkohet durim dhe vetëpërmbajtje. Çdo sfidë është një provë që të forcon, por për momentin, lodhja është e dukshme. /noa.al
Shënim i noa.al: Horoskopi nuk synon të zëvendësojë në asnjë mënyrë informacionin shkencor të dhënë nga mjekë dhe specialistë të fushave përkatëse. Nëse keni nevojë për këshilla të caktuara, ju rekomandojmë të kontaktoni një profesionist. Astrologjia merret me lëvizjet e yjeve dhe planetëve, megjithatë, në asnjë mënyrë noa.al nuk nxit vendime të bazuara mbi horoskopin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






