

USA- Elon Musk do të ketë një pagë me shifër rekord në Tesla, rreth 1 trilion dollarë.
Marrëveshja u aprovua nga 75% e votave të aksionerëve duke marrë edhe duartrokitje të forta në mbledhjen e përgjithshme të kompanisë të enjten.
Musk, i cili është njeriu më i pasur i botës, duhet të rrisë ndjeshëm vlerën e kompanisë në treg brenda 10 viteve. Nëse ai e arrin këtë dhe përmbush objektiva të ndryshme, do të shpërblehet me qindra milionë aksione të reja.
Paga e mundshme ka ngjallur kritika, por bordi i Tesla tha se Musk mund të largohet nga kompania nëse nuk miratohet dhe nuk duan ta humbasin.
Pas njoftimit, Musk u ngjit në skenë në Austin, Teksas dhe kërceu ndërsa brohoritej emri i tij.
“Jemi gati të nisim jo vetëm një kapitull të ri të Tesla, por një libër të ri. Takimet e aksionerëve të tjerë janë përgjumje, por tonat janë të papara. Shiheni këtë. Është fantastike”, tha ai.
Objektivat që Musk duhet të arrijë brenda dekadës së ardhshme përfshijnë rritjen e vlerës së Tesla në treg nga 1.4 trilionë dollarë në 8.5 trilionë.
Gjithashtu ai duhet të hedhë në treg rreth një milionë mjete Robotaxi.
Por a është që Musk ta arrijë objektivin? Varet kë pyet. Por sigurisht që shanset nuk janë aspak zero që Musk t’ia dalë.
Por ç’do të thotë një trilion dollarë? Një trilion… një trilion grimca rëre. Një trilion qenushë. Një trilion është diçka që ne s’mund ta imagjinojmë dot, thuajse e pakuptimtë. Ndaj, Tesla e cila po kthehet në një kompani për Inteligjencën Artificiale dhe robotikën, po shkon drejt hiperbolës.
Musk ka tashmë një pasuri prej 475 miliardë dollarësh, më shumë se kushdo tjetër në historinë e botës, më shumë se ç’mund të shpenzojë ndonjëherë dikush.
Në vitin 2020, Jerry Pachecho dha një shembull: Nëse shpenzon 40 dollarë në sekondë, do të të duheshin 289 ditë për të shteruar një miliardë dollarë. Nëse do ta bëje të njëjtën gjë me një trilion dollarë, do të të duheshin 792.5 vjet që të mbeteshe trokë.
Por sa për argëtim, le të shohim ç’mund të blinte Musk me një pagë 12-shifrore:
–1,428 Shohei Ohtani, lojtarin më të mirë të botës në bejsboll, i cili siguroi një kontratë 10-vjeçare me Dodgers për 700 milionë dollarë. Kjo përbën rreth 0.07% të trilionit.
–Çdo makinë të shitur në SHBA këtë vit. Sigurisht, investim i tmerrshëm sepse humbasin vlerë sapo i nxjerr nga parkingu.
–10 mijë CEO të Starbucks. Brian Nicol, i cili drejton rrjetin, ka një pagë ‘modeste’ prej 100 milionë dollarësh.
–333 qiejgërvishtës shumë të lartë. Në New York gjenden zyrat e reja qendrore të JPMorgan Chase të cilat kanë kushtuan 3 miliardë dollarë. Një pasuri e tërë, por duhet ta rindërtosh edhe 333 herë të tjera për të arritur në 1 trilionë dollarë.
–2 mijë jahte të Jeff Bezos, edhe pse do të nevojiteshin 25 milionë dollarë çdo vit për mirëmbajtjen e secilës.
–465 Icon of the Seas, anijen më të madhe të lundrimit në botë. Një flotë e vogël.
–Gjithë Ivy League, pesë herë. Pra tetë universitetet më elitare të SHBA-ve vlejnë rreth 200 miliardë dollarë. Sigurisht arsimi është i paçmueshëm, por me një të pestën e trilionit, quaje okazion.
-Një bonus prej 2,923 dollarësh për çdo shtetas në SHBA.
–Zvicrën. Sigurisht, s’mund ta blesh një vend, por PBB e Zvicrës arriti në 900 miliardë dollarë vitin e shkuar.
–Çdo shtëpi në Hauai. Ka 572,781 prej tyre në ishull dhe kushtojnë mesatarisht 826,575 dollarë.
–Coca-Cola, plus nga një Coca-Cola për të gjithë në planet. Nëse i kushtoni korporatës 300 miliardë dollarë, do të keni akoma shumë para për t’u blerë të gjithë 8.2 miliardë njerëzve nga një pako me 12 Coca-Cola.
-Toyota, Volkswagen, Stellantis, Hyundai, Ford dhe GM.
–ExxonMobil, Chevron dhe ConocoPhillips. Kush e di, ndoshta e gjithë kjo punë e makinave elektrike nuk funksionon dhe Tesla vendos të futet në biznesin e motorëve me djegie të brendshme. Blerja e tre kompanive më të mëdha amerikane të naftës mund të ndihmojë edhe këtu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






