Transmetuar më 08-11-2025, 17:35

LEZHË- Personat që shihni në foton e mësipërme janë dy vëllezërit Ramazan Harapi dhe Agim Harapi, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit. Sipas policisë, 66-vjeçari Ramazan Harapi po drejtonte automjetin, ndërsa 52-vjeçari Agim Harapi ishte pasagjer.

Makina e tyre është përplasur me një automjet tjetër, të drejtuar nga 33-vjeçari A.Gj., i cili ndodhet tashmë në pranga. Testi i alkoolit ka treguar se 33-vjeçari ishte nën ndikimin e pijes dhe po lëvizte në korsinë e gabuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit