

POLONI – Juljan Shehu po kalon një formë fantastike në Poloni dhe duket se është gati për dy ndeshjet e mbetura të Kombëtares shqiptare javën e ardhshme kundër Andorrës dhe Anglisë.
Mesfushori shqiptar u kthye dhe njëherë në protagonist për skuadrën e tij, Widzew Lodz në kampionatin polak.
Në sfidën kundër Lechia Gdansk, Shehu kontribuoi me një asist në minutën e 50’. Me një pasë mjaft të bukur, ai gjeti të lirë shokun e tij të skuadrës që nuk gaboi para porte. Ky është asisti i tretë për Shehun këtë sezon, i cili numëron gjithashtu edhe tre gola.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






