

Senida Mesi, ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, zbulon për herë të parë se vitet e fundit kanë qenë tepër vështirë, një luftë e vërtetë për jetën, të cilën ajo fatmirësisht e ka fituar dhe sot është më e fortë se kurrë.
Ajo është prekur nga kanceri dhe pas një rrugëtimi të vështirë e të gjatë me muaj, në heshje dhe pa bujë, e ka mposhtur sëmundjen dhe tani ka nisur "rilindjen".
"Gëzuar për fillimet e reja", shkruan Senida Medi, duke cituar dhe një shprehje filozofike që thotë “Çdo fillim i ri vjen nga fundi i një fillimi tjetër.”
Ish-politikania socialiste e Shkodrës ka zgjedhur që në këtë moment të rrugëtimi të saj të ndajë dhe një fotografi me flokët e shkurtër.
Senida ka marrë mbështetje të gjerë nga miqtë dhe mikeshat e saj, një prej tyre ish-zëvendësministrja Ornela Çuçi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






