

Elbasan, 8 Nëntor 2025
Moti i keq ka përfshirë disa zona të qarkut të Elbasanit gjatë fundjavës, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës së kaluar dhe orëve të paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi lokale të forta të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri. Fenomeni është vërejtur gjithashtu në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet e breshërit kanë qenë të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.
Deri më tani nuk raportohet zyrtarisht për dëme materiale apo në bujqësi të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë situatën me kujdes, në rast se kushtet atmosferike përkeqësohen më tej.
Banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në zona të ekspozuara ndaj erërave të forta dhe rrëshqitjeve të mundshme, ndërsa paralajmërohet që reshjet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






