

Peqin, 8 Nëntor 2025
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në afërsi të trasesë së hekurudhës Peqin–Elbasan, ku është gjetur pa shenja jete një person ende i paidentifikuar.
Trupin e viktimës e ka pikasur një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet e para hetimore.
Burime nga policia bëjnë me dije se aktualisht nuk ka të dhëna mbi identitetin e viktimës dhe rrethanat e vdekjes, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko–ligjore të përcaktojë shkakun e saktë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një rast me prapavijë kriminale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






