Transmetuar më 08-11-2025, 12:01

Shkodër, 8 Nëntor 2025 – 11:23 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndaluar dhe bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, në pikën doganore të Hanit të Hotit. Sipas burimeve zyrtare, analiza laboratorike ka zbuluar prani të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike e cila ka rezultuar mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Ndërsa për vendet e Bashkimit Europian kjo sasi konsiderohet brenda limiteve, në Shqipëri standardet janë më të rrepta, duke bërë që ngarkesa të mos lejohet të hyjë në tregun vendas. Mësohet se misri ishte i destinuar për përdorim blegtoral dhe kishte si destinacion final qytetin e Elbasanit. Pas ndalimit, AKU ka nisur procedurat për bllokimin e sasive të tjera të ngjashme, që dyshohet se janë në proces transporti nëpërmjet të njëjtës linjë.

Në kuadër të kontrolleve të shtrira në territor, AKU ka ndërmarrë gjithashtu masa ndaj një ferme qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër, ku janë konstatuar parregullsi në zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

Kontrollet vijojnë në doganat kufitare dhe në tregun vendas për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit