Transmetuar më 08-11-2025, 10:31

Lezhë, 8 Nëntor 2025 – 01:30

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën në vend drejtuesi R. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Hetimet e para dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit që drejtohej nga 33-vjeçari A. Gj., i cili rezultoi në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Reshjet e dendura të shiut në zonë kanë ndikuar gjithashtu në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit.

Drejtuesi i dehur është arrestuar në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit