

Milano, 8 Nëntor 2025 – 08:30
Planet për një riorganizim të procesit kualifikues për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian do të zbulohen brenda gjashtë muajsh. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, konfirmoi se ndryshimet janë në shqyrtim, por hodhi poshtë mundësinë që sistemi i ri të ndjekë modelin e Ligës së Kampionëve.
“Jo,” tha ai me vendosmëri, kur u pyet nëse format i ngjashëm me atë të Champions League mund të aplikohej edhe për ekipet kombëtare. Ceferin shtoi se “brenda gjashtë muajsh duhet të dimë se cili do të jetë modeli i ri.”
UEFA po shqyrton mënyra për të shmangur rezultatet e pabarabarta, si fitoret 10-0 apo 14-0, që kanë ulur interesin e tifozëve dhe transmetuesve në ndeshjet kualifikuese. “A ka kuptim që disa ekipe të humbasin gjithmonë me diferenca të mëdha? Nga ana tjetër, edhe ato duan të luajnë kundër Italisë, Francës apo Gjermanisë,” tha Ceferin.
Federata Evropiane e Futbollit pritet të propozojë një sistem më të balancuar që do t’u japë më shumë mundësi skuadrave të vogla për të konkurruar dhe për të siguruar pjesëmarrjen në turnetë e mëdhenj. UEFA tashmë ka përdorur Ligën e Kombeve për të ofruar rrugë alternative drejt Euro-s, ku ekipe si Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia kanë befasuar me performancat e tyre.
Ndryshimet e reja pritet të publikohen zyrtarisht në mesin e vitit 2026.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






