Transmetuar më 07-11-2025, 22:45

Dubai, 7 nëntor 2025 — Hetimet ndërkombëtare kanë zbuluar detaje të rënda për fatin e biznesmenit të kriptovalutave Roman Novak dhe bashkëshortes së tij, të cilët rezultonin të zhdukur prej një muaji pas një takimi me “investitorë” në qytetin Hatta.

Sipas autoriteteve, çifti dyshohet të jetë rrëmbyer për shpërblim dhe më pas eliminuar, pasi autorët nuk morën pagesën e kërkuar. Trupat e tyre u gjetën të fshehur në disa çanta pranë një qendre tregtare, duke ngritur dyshime për një skemë kriminale të organizuar.

Prokuroria ruse ka hapur çështje penale për vrasje dhe ka arrestuar shtatë persona. Novak, i dënuar në të kaluarën për mashtrim financiar, kishte mbledhur mbi 500 milionë dollarë përmes projektit të tij kripto “Fintopio”. Hetuesit nuk përjashtojnë as pistën që ngjarja mund të ketë qenë e organizuar për t’i shpëtuar borxheve dhe përgjegjësive financiare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit