Transmetuar më 07-11-2025, 18:03

TIRANA- Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u shemb sot me anë të një shpërthimi të kontrolluar. Vilat ishin ndërtuar në shkelje të lejeve ndërtimore dhe ishin vendosur nën sekuestro më 4 nëntor, pas një inspektimi në terren të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Nga hetimet rezulton se në këtë rast janë përfshirë 14 persona, nga të cilët 6 janë ende në kërkim. Pronarja e “Austrian Construction Albania”, Elga Kosta, 55 vjeç, administratori Stavro Suloti dhe arkitektja e projektit akuzohen për ndërtim të paligjshëm dhe janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, në pranga kanë rënë inspektorët e IMT-së Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi.

Gjithashtu, nën hetim për të njëjtën vepër penale është një inspektore 35-vjeçare, ndërsa tre kolegë të saj janë shpallur në kërkim. Prangat i kanë kapur edhe Bianka Xhumari, 35 vjeç, drejtuese teknike e punimeve, dhe Ritvan Gjikolaj, 36 vjeç, inxhinier i kompanisë. Policia njofton se inspektorët, me mosveprimet dhe veprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin pa leje të tre banesave në një zonë rezidenciale.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit