Transmetuar më 07-11-2025, 14:47

Shkodër, 7 Nëntor 2025

Situata mes Myftinisë Shkodër dhe Bashkisë Shkodër ka njohur zhvillime të reja, një ditë pas përplasjes për heqjen e një tabele me thënie profetike pranë Xhamisë “Ebu Bekër”. Sot, Myftinia ka njoftuar se në zonën përreth Xhamisë së Parrucës po kryheshin punime që janë pjesë e një projekti të bashkisë, por sipas saj këto ndërhyrje po bëheshin në truall vakëf, pronë që i përket institucionit fetar. Në deklaratën zyrtare, Myftinia Shkodër thekson:

“Myftinia Shkodër njofton se ndalon vazhdimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë.”

Kjo përplasje vjen menjëherë pas incidentit të një dite më parë, kur punonjës të Policisë Bashkiake ndërhynë për të hequr tabelën me thënie profetike të vendosur nga Myftinia pranë Xhamisë “Ebu Bekër”, duke shkaktuar tensione dhe reagime të shumta në opinionin publik dhe në komunitetin mysliman të qytetit. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një reagim lidhur me ndalimin e punimeve të kërkuara nga Myftinia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit