

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Veliajt: “Vendimi nuk më kthen mua mandatin, por popullit të Tiranës”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi dekretin e presidentit dhe vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Në një mesazh të shpërndarë përmes avokatëve, Veliaj u shpreh se ky nuk është një vendim personal, por një fitore për demokracinë dhe votën e lirë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket — popullit të Tiranës,” shkruan Veliaj. Ai e cilëson këtë vendim si një rikthim të dinjitetit të ligjit dhe besimit se shteti ende funksionon me drejtësi.
“E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari që besoi dhe nuk u dorëzua,” shton ai, duke premtuar se do të vijojë punën dhe nuk do të lejojë pengesa në ushtrimin e mandatit që i është besuar nga qytetarët.
“Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!” përfundon reagimi i Erion Veliajt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






